Ansambli "Shota" nga Kosova, koncert jubilar në Preshevë
Lokale

Ansambli "Shota" nga Kosova, koncert jubilar në Preshevë

10.Dec.2014 14:21
0

Në Shtëpinë e Kulturës "Abdulla Krashnica" në Preshevë të premten më 12 dhjetor do të shfaqet një koncert madhështorë nga Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “SHOTA” nga Kosova.

Ky koncert shfaqet në kuadër të shënimit të 50 vjetorit të themelimit të këtij ansambli, program kulturorë që do t’i prezantohet edhe publikut të Luginës. 

Sipas organizatorëve programi do të jetë i pasur me këngë dhe valle shqipe nga repertoari i këtij ansambli i përgatitur enkas për këtë përvjetorë.  

Koncerti mbahet në objektin e Shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë duke filluar në orën 19:00, andaj të interesuarit të paraqiten tek organizatori sporteli i shtëpisë së kulturës për të siguruar biletat hyrëse.

Ansambli kombëtar i këngëve dhe valleve "SHOTA" është themeluar në vitin 1948 si njëri ndër institucionet e para artistike dhe kulturore në Kosovë. Për pesëmbëdhjetë vjet me radhë ky Ansambël ka funskionuar si shoqri amatore dhe më pastaj si ansambël gjysmë-profesional./Titulli.com/

Musliu në Beograd: Lugina nuk gëzon të drejtat sipas konventave ndërkombëtare
Dheu i Bardhë-Konçul: Një i arrestuar për kontrabandim me njerëz
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration